Vendosni fjalën kyçe....

Rama largon gjithë qeverinë – Shpëtojnë vetëm 5, cilët ikin e kush vjen


Në fjalën e tij para socialistëve në Asamblenë Kombëtare, kryeministri Rama paralajmëroi largime në qeveri dhe zëvendësimin e të gjithë ministrave që kanë 5 vite në kabinet dhe kjo për t’i hapur rrugën freskimit të qeverisjes. Ministrja e parë që largohet dhe e përmendur me emër nga kryeministri është ajo e Arsimit, Nikolla.

“Ministrat që do largohen sot kanë ponuar shumë mirë, por ky ndryshim është i nevojshëm. Ata janë një pjesë e mirë e Partisë Socialiste. Janë investim strategjik i socialistëve. Të gjithë ata që kanë 5 vite në kabinet do ia lënë vendin të tjerëve. I falenderoj të gjithë dhe për punën e gjithësecilit mund të mbaja një fjalim më vete.

Do flas për Linditën sepse e vërteta nuk është ajo që duket tani kur Lindita është në qendër të ciklonit. Reforma në arsim është një nga reformat më të thella pas tranzicionit dhe Lindita është një nga personat thelbësorë në këtë reformë. Besa Shahini do zëvendësojë Lindita Nikollën.” – tha Rama.

Më tej Rama tha se nga qeveria do largohen ministri i Financave, Ahmetaj, ai i Infrastrukturës, Gjiknuri, ai i Jashtëm, Bushati, i Bujqësisë, Peleshi, e Kulturës, Kumbaro dhe ajo për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Qato.

“Arben Ahmetaj ka folur me shifra e fakte për arritjet. Dua të them që nëse sot nëse Shqipëria kishte

Ministrat e vetëm të qeverisë që kanë shpëtuar nga zëvendësimi janë ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, ajo e Mbrojtjes, Xhaçka, i Diasporës, Majko. e Drejtësisë, Gjonaj si dhe ai i Turizmit, Klosi.

Anila Denaj, ministre Finance

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës

Genc Cakaj, ministër i Jashtëm

Bledi Çuçi, ministër Bujqësie

Elva Margariti, ministre Kulture

Eduard Shalsi, ministër i Mbojtjes së Sipërmarrjes

Erion Braçe, zëvendëskryeministër

Besa Shahini, ministre Arsimi

Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin

/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *