Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur para më herët në Danimarkë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën disa persona.
“The Guardian” shkruan se incidenti ndodhi në një urë që lidh dy ishujt Fyn dhe Zelanda, ku një pjesë e një treni mallrash goditi një tren pasagjerësh që shkonte në anën tjetër.
Përplasja ndodhi rreth orës 8:00 me orën lokale.
Policia nuk dha detaje të mëtejshme për ata që humbën jetën ose për numrin e njerëzve të plagosur në aksident.
Ka pak detaje lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë aksident me pasoja të rënda. Policia ka njoftuar se do të japë më vonë një koferencë për mediat.