Sam Morrison, një fotograf 27 vjeçar dhe artist nga Los Anxhelos, SHBA, filloi shitjen e pantoflave të bazuara te postimet në “Twitter” të presidentit Donald Trump, nëpërmjet faqes së tij të internetit, “PresidentFlipFlops.com”.
Morrison shiti çdo palë pantofla nga ato që ai bëri në më pak se një muaj.
Artistit në fjalë i pëlqen të krijojë artin provokues. Në shkollën e mesme, ai bënte këmisha mëndafshi dhe mbajtëse letrash me ndarje sekrete brenda.
Por gjatë disa viteve të fundit, shumica e projekteve të tij ishin dixhitale, deri në çastin kur pati idenë vitin e kaluar për të bërë pantofla fizike nga postimet në “Twitter” nga ana e presidentit Donald Trump.
“Nëse bëni një “shëtitje” mes 40 mijë postimeve në “Twitter” të Donald Trump dhe jeni i sigurtë se do të arrini të gjeni shumë opinione kontradiktore”, tha Morrison për “Business Insider”.
Morrison kishte një punë me kohë të plotë në industrinë e reklamave në atë kohë, por ai u largua për të punuar në prodhimin e pantoflave.