Një baba shqiptar ka vrarë dhe ka groposur në oborr vajzën e tij, në ditën e parë të Vitit të Ri. Ngjarja ka ndodhur në Korfuz, ku jetonin dhe punonin anëtarët e familjes Pjetri me origjinë nga Berati.
Vajza 29-vjeçare, Anxhela Pjetri dyshohet se ishte e lidhur me një afgan, gjë me të cilën nuk ishte dakord babai i saj.
Vajza punonte në një dyqan në Korfuz dhe ishte nën presionin e babait të saj për të prishur marrëdhënien me afganin. Por ajo nuk e kishte bërë dhe vazhdonte të takohej me të.
Ka qenë i dashuri i Anxhelës nga Afganistani që ka bërë denoncimin pasi nuk po arrinte që të kontaktonte me 28-vjeçaren, e cila nuk ishte paraqitur në punë.
Pas mbërritjes së policisë në banesën e babait të Anxhelës, ai ka treguar vendin ku ishte gjetur e vdekur vajza duke mohuar se ishte ai autori, por pas pyetjeve të grupit hetimor ka dhënë përgjigje kontradiktore duke bërë që të merret i pandehur si i dyshuari kryesor ku më pas ka pranuar vrasjen.
29-vjeçarja dyshohet se është vrarë me mjet të fortë në kokë. Megjithatë, shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk kanë dalë dhe mësohet se është urdhëruar kryerja e një autopsie.
I dashuri afgan ishte arsyeja e grindjeve të vazhdueshme në familjen Pjetri. Kjo ishte arsyeja pse 29-vjeçarja ishte larguar nga banesa për të punuar në një dyqan.