Vendosni fjalën kyçe....

Prokurorët kërkojnë dënimin me vdekje për pesë të dyshuarit e vrasjes së Khashoggit


Njëmbëdhjetë njerëz të akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi kanë dalë para gjykatës saudite për një seancë dëgjimore fillestare. Prokurorët kanë konfirmuar se do të kërkojnë dënimin me vdekje për pesë të dyshuar.

Prokurorët zbuluan disa detaje rreth procedurave. Megjithatë, ata pranuan se i kishin dërguar një letër Turqisë duke kërkuar prova që Ankaraja kishte mbledhur pas vrasjes së Khashoggi në Konsullatën Saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Prokurorët gjithashtu konfirmuan se ata do të kërkojnë dënimin me vdekje për pesë nga 11 të dyshuarit në këtë rast – një qëllim që u njoftua për herë të parë në nëntor.

Arabia Saudite fillimisht mohoi se Khashoggi ishte vrarë në konsullatën e tij, por mbretëria më vonë e pranoi pas ballafaqimit me reagimin ndërkombëtar. Megjithatë, Rijadi vazhdon të mbajë qëndrimin se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman nuk ishte i vetëdijshëm ose nuk luajti asnjë rol në vrasjen. Avokati i Përgjithshëm i Arabisë Saudite tha në fund të tetorit se vrasja e Khashoggi duket se është paramenduar – duke kundërshtuar pretendimet e tjera të qeverisë se gazetari ishte vrarë rastësisht gjatë një përleshje me stafin e konsullatës.

Burimi: RT

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *