Pasi kreu krimin e rëndë ka folur Aleko Petro, 52- vjeçari që i mori jetën vajzës së tij, Anxhelina mbrëmjen e 2 Janarit. Aleko Petro 52-vjeç duke folur për median greke Tv Open, thotë se nuk donte ta vriste vajzën.
“Erdhi në shtëpi rreth orës 11:00 deri në orën 12:00 kaluam shumë mirë, e doja shumë, kujdesesha shumë për vajzën time. Kishte ikur nga shtëpia një ditë dhe nuk dija asnjë gjë se ku ndodhej. Nuk e kam goditur kurrë, edhe pse thonë të kundërtën kjo nuk është e vërtetë. Hëngrëm, biseduam, normalisht….
Nuk i përgjigjej askujt në telefon…Nuk e di përse…dhe kërkoja të dija të vërtetën sepse shqetësohesha si baba, nga meraku e bëja këtë gjë. Më mirë të vdisja unë….Në të vërtetë nuk e di sesi ndodhi. Pas orës 8:00 i ra telefoni: Jam tek babai i tha. Pak më vonë ra një tjetër telefon. I kërkuan që të dilte. Debatuam …Ajo më thoshte, unë do të bëj çfarë të dua. Nuk dua të dëgjoj asnjë .Unë i thashë, përse sillesh kështu…dhe i them në rregull, bëj një hap pas që të qetësohet ajo. Jam penduar shumë nuk doja që ta vrisja, sinqerisht. Nuk jam i dhunshëm,nuk ushtroj dhunë ndaj askujt. Më shumë flas, kërkoj falje, dhe nuk doja të bëjë këtë gjë”, shprehet ai.