Politikania demokrate Nancy Pelosi është zgjedhur në krye të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.
Lajm ky i cili është vlerësuar me rëndësi të madhe edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka uruar Pelosin përmes një postimi në “Twitter”.
“Një mike e madhe e Shqipërisë siç është Nancy Pelosi sapo u zgjodh në krye të Kongresit amerikan. CONGRATULATIONS!”, shkruan Balla.
Mirëpo Balla këtu ka bërë dy gabime.
Së pari, Nancy Pelosi, nuk është kryetare e Kongresit Amerikan, por e Dhomës së Përfaqësuesve. Dhoma e Përfaqësuesve është vetëm një nga dy dhomat në të cilat ndahet Kongresi Amerikan. Dhoma tjetër është ajo e senatit.
Së dyti, Pelosi nuk është zgjedhur për herë të parë në këtë post, pasi ajo e ka drejtuar Dhomën e Përfaqësuesve edhe më parë nga viti 2007 deri në vitin 2011./Hashtag.al