Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon rastin e një ndërtimi brenda oborrit të një shkolle në Laç.
Berisha i referohet mesazhit të qytetarit dixhital, ndërsa publikon edhe fotot nga shkolla në fjalë.
Ndërtuesit Berisha i quan mafia e pushtetit, ndërsa shton se institucionet bëjnë sehir.
“Mafia e pushtetit në Laç pushton oborrin e shkollës, institucionet mafioze bëjnë sehir! Është soji ynë fundja, të drejtë ka, -i thonë njeri-tjetrit. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha krahas fotove të publikuara.