Vendosni fjalën kyçe....

“U godit 7 herë me shufër hekuri”, mjekja ligjore tregon si ndodhi vrasja “brutale” në Korfuz


Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Korfuz, ku babai shqiptar vrau dhe varrosi në oborrin e shtëpisë vajzën 28-vjeçare.

Mjekja ligjore Hrisavgji Kushi në Korfuz ka folur për mediat greke, duke e quajtur brutale vrasjen e Angjelina Pietros.

Kushi ka zbuluar se Angjelina është goditur 7 herë me një shufër hekuri dhe duart i kishte mbajtur lart si për t’u mbrojtur nga goditjet e forta.

 “28-vjeçarja është goditur të paktën 7 herë në kokë me shufrën e hekurit. Nga këto goditje vihet re tension, urrejtje. Duket se viktima ka ngritur duart për të mbrojtur fytyrën, vazhdonte ta qëllonte dhe në duar. Pastaj ky prind pastroi shtëpinë nga gjakrat, fshehu sendet personale dhe e varrosi në kopsht. Si mundet një prind të jetë kaq gjakftohtë para një akti të tillë? Kjo vrasje më ka lënë pa fjalë, nuk ishte thjesht një incident, ishte shumë e egër, shumë brutale”.

Nga ana tjetër, avokati i Aleko Pietros, babait të Angjelinës, ka deklaruar se klienti i tij e ka bërë krimin nga “dashuria për vajzën”.

“Vajza i kërkonte që mos të ndërhynte shumë në jetën e saj. Viktima ishte larguar nga nëntori 2017 nga shtëpia, për të jetuar e pavarur, pa e informuar për jetën që bënte. Këtë nuk e duronte dot klienti im, besoj se është çështje e psikologjisë së tij, nuk kishte ushtruar dhunë më parë, e donte vajzën e e tij. Është i dërrmuar psikologjikisht dhe nuk besoj se do ja dalë mbanë me procesin gjyqësor. Nuk ishte vrasje me paramendim, ndodhi në tension e sipër, pas një debati të ashpër”, pohoi avokati, Vasilis Nulezas.

Ngjarja ka ndodhur në Korfuz, në ditën e parë të Vitit të Ri, ku jetonin dhe punonin anëtarët e familjes Pietro me origjinë nga Berati. Vajza 28-vjeçare, ishte e lidhur me një afgan, gjë me të cilën nuk ishte dakord babai i saj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *