Vendosni fjalën kyçe....

Skadimi i kartave të identitetit, Salianji: Si do t’i blejë Rama zgjedhjet


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar qeverinë socialiste se ka në plan të blejë votat në zgjedhjet lokale, përmes kuponave për kartat e identitetit.

Duke u ndalur në skadimin e afatit të 1.4 milionë kartave të identitetit, Salianji shprehet se ka Rama ka 1.4 milionë mundësi të vjedhë votat e opozitarëve, duke iu bërë atyre presion për kartat e identitetit, duke mos ia dhënë ato, ose duke iu dhënë kuponin falas.

 “1.4 milion karta identiteti iu skadon afati deri në datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. 1.4 milion mundesi që Rama ti blejë duke iu paguar kuponin, duke i bërë presion apo duke mos pajisur me kartë votuesit opozitarë! Qeveria po iu shpërndan që sot kupona Organizatave të PS për të blerë votuesit nëpërmjet kuponave falas!
Për këtë arsye Ministria e Brendshme nuk bën asnjë njoftim, asnje përpjekje paraprake për ta parandaluar dhe zgjidhur çështjen!”, shkruan Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *