Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti në jug të vendit dëmton 5 banesa


Nga lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme në jug të vendit janë shkaktuar edhe dëme në disa banesa në fshatin Kuç.

Dëmtimi i banesave është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

“Me date 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.8 rihter me koordinata 40.05  veri dhe 19.88 lindje me thellësi 27 km me epiqendër në Borsh. Nga te dhënat paraprake nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç. 4 prej banesava kane dëmtime te lehta dhe 1 është dëmtuar me rende. Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallën e policisë specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njësive administrative”, njofton Ministria e Mbrojtjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *