Një person është gjetur i pajetë dje në qytetin e Korçës. Mësohet se bëhet fjalë për një 55-vjeçar, i cili është gjetur në rrugën e fshatit Ravonik.
Policia bën me dije se personi në fjalë, i identifikuar si shtetasi me inicialet J.P, ka qenë duke lëvizur me biçikletë por dyshohet që si pasojë e temperaturave të ulëta ka humbur jetën.
Paraprakisht mendohet se ai ka pësuar një atak kardiak, por ende pritet të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore që do përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.