Ky është momenti kur një i ri italian i propozon për martesë të dashurës së tij stjuardese në avion. I riu, i cili quhet Stefano, kishte rezervuar një biletë për një fluturim nga Roma në Dubai, ku e dinte se e dashura e tij do të punonte si pjesë e ekuipazhit.
Ndërkohë që Vittoria, e dashura e tij po punonte me klientët e klasit të biznesit, anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët po e ndihmonin të dekoronte ambientin me flamuj dhe balona, shkruan Daily Mail.
Videoja filmuar nga disa pasagjerë tregon momentin kur Vittoria kalon përmes perdes që ndan klasin e biznesit dhe atë ekonomik.
Ndërsa Vittoria ecën, udhëtarët i japin nga një trëndafil të kuq ndërkohë që para fytyrës mbajnë nga një fotografi të Stefanos si edhe shenja që thonë ‘po’ në gjuhë të ndryshme.
Në fund Stefano ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës së tij dhe ajo menjëherë thotë po, ndërsa ai i vë unazën në gisht. Videoja tani është bërë virale.