Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, është përfshirë në një aksident rrugor.
Mësohet se automjeti i drejtuar nga Spirollari, është përplasur me një automjet tjetër pasditen e djeshme, në fshatin Vashtëmi të Korçës, në aksin nacional Korçë-Pogradec.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë moti i keq dhe me ngrica ndërkohë që dyshohet gjithashtu që prefekti mund të ketë qenë i dehur.
Sipas të dhënave paraprake, prefekti ka debatuar me drejtuesit e tjerë të mjeteve duke i akuzuar se janë ata fajtorë, ndërsa punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës, i ka kërcënuar me burg për mospastrimin e rrugës.
Ende janë të paqarta rrethanat e plota të aksidentit, por policia ka nisur hetimet.