Vendosni fjalën kyçe....

“Kumbaro s’e priste shkarkimin, e ka mbajtur Ramën dy vite në shtëpinë e saj”


Ndryshimet në qeveri janë komentuar që në momentin e parë që kryeministri Edi Rama, publikoi emrat e ministrave të shkarkuar dhe ato të cilët do t’i zëvendësonin.

Por komenti i gazetarit, Bejdo Malo, ndërsa ishte i ftuar në “360 Gradë” i ka habitur të gjithë të ftuarit e tjerë si dhe drejtuesin e emisionit, Artur Zheji.

Malo deklaroi se Mirela Kumbaros iu bë padrejtësi me shkarkimin nga posti dhe se ajo nuk e priste këtë vendim të Ramës, pasi e kishte mbajtur atë për dy vite në shtëpinë e saj, kur jetonin në Paris.

“Ajo e ka mbajtur dy vjet në shtëpinë e saj zt. Rama dhe nuk e priste kurrë nga zt. Rama që t’i bënte këtë pabesi. Kjo është e vërtetuar. Në Paris. Mirela ka qenë me një program që e mbulonte. I shoqi ka qenë në BBC. Në kohët më të vështira ka qenë e mbështetur nga kushërira e tij, Mirela Kumbaro. Mirela ka babanë nga Libohova dhe nënën nga Vunoi. Ka ndenjut te shtëpia e kushërirës.”, tha Malo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *