Flori Mumajesi është shpallur si personazhi i vitit nga disa media, por duket se kantautori nuk është dakord me këtë vlerësim.
Këngëtari ka publikuar në “Instastory”, nominimin e tij nga revista Class si personazhi i vitit, ndërsa shton mbishkrimin se ka vetëm një emër që meritonte të ishte i nominuar dhe fitues. Ky emër nuk është ai, por ELVIS NAÇI.
“Personalisht për mua ka vetëm një emër i cili e meritonte të ishte i nominuar dhe fitues nga të gjitha portalet dhe mediat, Elvis Naçi”, shkruan Flori.
Në spektaklin e “Këngës Magjike” të këtij viti, Flori Mumajesi u shpall fitues me këngën e titulluar “Plas” e cila nga fansat dhe mediat është komentuar si dedikim për Elvana Gjatën.