Këngëtari Sindrit Bejleri ka treguar së fundmi në lidhje me ndarjen nga jeta të vajzës së tij. Për të mbështetur Nexhmijen, një nënë që kishte humbur djalin, e ftuar në Arbana Osmani, Bejleri rrëfeu i përlotur dhimbjen që kishte përjetuar kur vajza e tij, Sofia ishte larguar nga kjo jetë. Ky i fundit i dha kurajo Nexhmijes në dhimbjen e saj.
“Edhe une kam pasur gati të njëjtën humbje si ti. Ndoshta nuk jemi në të njëjtat pozita por duhet të bëhesh e fortë të jetosh për nipërit dhe mbesat e tua. Jeta është një dhuratë dhe si e tillë duhet shijuar në çdo moment. Çdo ardhje në jetë e ka edhe një ikje!, – ishte ky mesazhi që Sidrit Bejleri dha për Nexhmijen.