Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se kreu i qeverisë, Edi Rama dhe lidhjet e tij me krimin e kanë shndërruar Partinë Socialiste në një organizatë trafikantësh.
Berisha shkruan më tej se Rama i ndodhur përballë presionit të protestave studentore, sulmoi FRESSH duke fajësuar ata në mënyrë të padrejtë.
Postimi i plotë:
“Demonizimi dhe denatyrimi i FRESSH, akt antikombetar i Edvin Kristaq Rames! Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, me lidhjet e tij te fuqishme me grupet kriminale, futjen e vrasesve, trafikanteve, pengmarresve ne parlament dhe institucionet e tjera te shtetit, psikologjine e tij te “krimit te dobishem” per karrigen dhe kuleten, ka shnderruar gjate ketyre viteve Partine Socialiste ne nje organizate kriminale trafikantesh, vrasesish, hajdutesh, pengmarresish, perdhunuesish dhe kjo perben ndeshkim madhor per kete force politike.
Por ne daren e revolucionit studentor demokratik te dhjetorit 2018, Edi Rama, i sfazuar dhe ne panik te madh eshte versulur per te gjetur fajtorin kunder Forumit Rinor te Partise Socialiste, organizate rinore qe nuk mund te konsiderohet nje organizate krimiminale si Partia Socialiste. Versulja e tij me terbim kunder kesaj organizate buroi nga fakti se anetare te saj, ne perputhje me idealet e tyre per drejtesi sociale, moren pjese ne protestat masive studentore njelloj si anetaret e forumeve te partive te tjera dhe studentet e pa lidhur me ndonje force tjeter politike.
Ne betejen e tij per demonizimin dhe denatyrimin e FRESSHit Edvini perdori metoda te vjetra dhe te sigurimit te shtetit e stalinistie. Ai fillimisht perdori freshistet si grevethyes duke i detyruar disa prej tyre te marrin pjese ne takimet e monologut te tij. Por pas deshtimit te plote te farses se monologut ai beri koke turku kreun e freshisteve dhe e detyroi ate te jape doreheqjen. Pas kesaj, ai ne mbledhjet e kryesise dhe asamblese te se organizates kriminale, fajtor kryesor per protestat e studenteve beri FRESSHin sikur te ishte ky forum rinor pergjegjes per ligjin klienteles se arsimit te larte, vjedhjet e tij dhe ministrave te tij, sarajet e Surrelit dhe vilen luksoze te madam Viles, mbushjen e parlamentit , qeverise me trafikante dhe kriminele etj etj.
Pas ketyre dhe vendimeve te tij qe kane si qellim mashtrimin dhe manipulimin e studenteve dhe ndezjen ne universitet te nje lufte nderstudentore dhe midis studenteve dhe pedagogeve, Rama ka pregatitur keto dite grupe freshiste te misionit te ulet por te deshtuar te perçarjes se protestes, devjimit te shenjestres dhe objektivave te saj duke e demonizuar dhe denatyruar kete organizate dhe poshteruar antaret e saj duke i detyruar te paraqiten si besprere, grevthyes, spiune te qeverise, norma keto larg idealeve te pasterta te drejtesise sociale te te rinjve shqiptare.
Keto qendrime te denueshme dhe antikombetare te Edi Rames, shkaterruese per FRESSHin jane deshmi e agonise se tij politike por me pasoja te renda per vendin pasi ndeshkojne ne menyre perfundimtare riperteritjen e Partise Socilaliste bazuar ne parimet e social demokracise europiane.