Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi paralajmëron nga Vlora: Ramës do i shpërthejë një skandal tjetër së shpejti


 

Monika Kryemadhi në një takim më të rinjtë e LSI-së në Vlorë tha se studentët e këtij qyteti i bënë demaskimin më të madh kryeministrit Edi Rama. Ajo u shpreh se demaskimi që mori Rama ditë më parë  gjatë takimit me ta në Vlorë, iu dha studentëve një forcë dhe vullnet për të vijuar të palëkundur në kërkimi e të drejtave të tyre.

“Protesta e studentëve në Vlorë ka një vlerë të jashtëzakonshme, por ka edhe një vlerë historike sepse rinia e ka kuptuar se kur janë të bashkuar dhe kanë një qëllim  mund t’ia arrijnë. Demaskimin më të madh Ramës ia bënë studentët e Vlorës. Ai demaskim iu dha forcë dhe vullnet studentëve. Ne politikanët ndonjëherë bëhemi cinikë, por harrojmë se edhe ne burimin e kemi tek populli. Asnjëri nga ne nuk e meriton atë që kemi, por më e pakta që duhet të bëjmë është që të kujdesemi për qytetarët”, tha  ajo.

Kryetarja e LSI-së njoftoi mes tjerash se shumë shpejt do të shpërthejë një tjetër skandal, i cili ka të bëjë me mbifaturimi tek energjia elektrike.

“Ka një skandal tjetër që do i shpërthejë Edi Ramës, shikoni sahatet në shtëpitë tuaja. Ju mund të keni harxhuar 100 kilovat/ orë, po ata u faturojnë 150”, shtoi ajo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *