Policia e Durrësit ka kapur një sasi droge, e llojit heroinë në Portin e Durrës. Sipas informacioneve mësohet se lënda narkotike u zbulua në një kamion që pritej të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Agjentët Antidrogë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po ushtrojnë kontroll te imtësishëm. Po ashtu është ndaluar dhe drejtuesi i mjetit dhe po merret në pyetje.
Sipas informacioneve mësohet se sasia e drogës e cila është rreth katër kilogram është gjetur në çantën që mbante shoferi. Po ashtu mësohet se droga ishte e ndarë në 8 pako të vogla.