Vendosni fjalën kyçe....

“Koka në Stamboll more, e trupi në Janinë. Të shtrinë Edi Rama more”, studentët e Elbasanit ia marrin këngës


Studentët e Universitetit të Tiranës kanë nisur protestën nëpër fakultete, ndërkohë që pritet t’i bashkohen edhe studentë të Elbasanit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të studentëve të Elbasanit, të cilët shihen brenda një autobusi, ndërsa i këndojnë kryeministrit Edi Rama: “Koka në Stamboll more, e trupi në Janinë. Të shtrinë Edi Rama more, o të shtrinë”

“Greve e pergjithshme e studenteve te Shqiperise! Universiteti i Elbasanit ne proteste dhe greve!  Lexoni mesazhin e studentit dixhital! sb

Jam student ne elbasan .
Sot studentet e Elbasanit do jene ne proteste dhe bojkot perkunder kercenimeve te shumta qe po u vijne studenteve dhe pedagogve.
Doja te ju vija ne dijeni per kte gje , ju faleminderit dhe ju pershendes.”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Protestës së sotme të studentëve do t’i bashkohen edhe studentë nga universitetet në Kosovë dhe në Maqedoni.

Një studente tha për mediat se ka një marrëveshje  me studentët e dy vendeve, që të mbështesin protestat e njëri-tjetrit, si shenjë solidarizimi mes bashkëkombësve.

“Po do ketë. Marrëveshja është që ata të na mbështesin ne dhe ne do shkojmë për t’i mbështetur ata, fqinjët tanë, shtetasit tanë.”, tha një studente, e pyetur nëse do ketë studentë nga Kosova dhe Maqedonia.

E njëjta studente tha për mediat se protesta më e madhe për ta është bojkoti që po u bëhet fakulteteve, edhe nëse numri i studentëve nuk do jetë po aq i madh nëpër rrugë, kjo edhe për shkak të frikës prej kërcënimeve që kanë marrë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *