Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në gjykatë dosjen “Habilaj” me akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe transportin e lëndëve narkotike.
Së bashku me Moisi Habilajn në gjykatë janë dërguar edhe 8 persona të tjerë nga prokuroria si pjesë e dosjes së famshme “Habilaj”.
Gjithashtu Krimet e Rënda presin edhe dy letër porosi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Të pandehurit e dosjes “Habilaj” janë Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çelaj, Armando Sulaj, Trigens Mezuraj dhe Meridian Sulaj.