Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon për protestën e studentëve: Mbyllja me dhunë e dyerve nga pengmarrësit shembullorë


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së sotme të studentëve e rikthyer pas pushimeve disa ditore të festave të fundvitit.

Rama nëpërmjet një postimi në Twitter e ka cilësuar mbylljen e dyerve me dhunë të disa fakulteteve si fytyrën kuptimplotë të pengmarrësve të një proteste shembullore.

Më tej Rama në postimin e tij shkruan se nga protesta disa nga kërkesat bazë kanë filluar të realizohen.

Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *