Vendosni fjalën kyçe....

Temperatura deri në -15, si paraqitet moti për nesër


Temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës nuk kanë munguar në zona të ndryshme të vendit. Dimri i acartë ka mbërthyer gjithë vendin.

Edhe në ditët në vijim temperaqturat do të jenë të ulta. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në -15 .

Parashikimi:

RESHJET
Sot pasdite (e hënë dt.07) dhe nesër (e martë dt.08) priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT
Ato do të mbeten të ulëta deri nesër në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë nesër në mbrëmje. Kjo do të sjellë ngrica sonte natën në të gjithë vendin.
Më konkretisht, nesër (e martë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 5 °C
në vendet e ulëta: -4 / 4 °C
në vendet malore: -15 / -4 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë dt.07) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente të shkurtra deri e fortë, ndërsa nesër (e martë dt.08) ajo pritet të fryjë e lehtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *