Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Bankës Botërore Jim Young Kim jep dorëheqjen


Kreu i Bankës Botërore  Jim Yong Kim ka dhënë dorëheqjen.  Ai do të tërhiqet zyrtarisht nga detyra më 1 shkurt, ndonëse kishte mandat deri në vitin 2022.

Banka Botërore, me bazë në Uashington, është njëra nga dhurueset më të mëdha të fondeve për vendet në zhvillim. Përmes Bankës Botërore janë financuar projekte të mëdha në Azi, Afrikë dhe Amerikë Jugore.

Vendimi i tij për t’u tërhequr nga kjo pozitë dhe për të kaluar në sektorin privat është përshkruar nga një burim i afërt me bankën si vendim i motivuar nga arsye personale. Por ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së tij. Kjo dorëheqje ka sjellë shumë tronditje dhe befasi në komunitetin ndërkombëtar.

 Burimi: The Guardian

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *