Vendosni fjalën kyçe....

Acari pushton vendin, temperaturat sot në -15 gradë


Prej disa ditësh i ftohti i acartë ka pushtuar vendin, me temperatura që kapin vlerën deri në -15 gradë celsius.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta dhe nën zero në të dyja ekstremet, në zonat malore.

Minus 15 gradë do të jenë temperaturat më të ulëta dhe minus 4 gradë më të larta. Në zonat bregdetare, temperaturat nuk do t’i kalojnë 5 gradë në vlerat maksimale.

Mëngjesin e sotëm në kryeqytet, temperaturat kanë arritur deri në -9 gradë celsius.

Parashikimi sipas IGJEUM:

Sot pasdite (e hënë dt.07) dhe nesër (e martë dt.08) priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Ato do të mbeten të ulëta deri nesër në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë nesër në mbrëmje. Kjo do të sjellë ngrica sonte natën në të gjithë vendin.

Më konkretisht, nesër (e martë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 5 °C

në vendet e ulëta: -4 / 4 °C

në vendet malore: -15 / -4 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë dt.07) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente të shkurtra deri e fortë, ndërsa nesër (e martë dt.08) ajo pritet të fryjë e lehtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *