Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Me Ramën kryeministër Shqipëria është në emergjencë kombëtare


Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur së fundmi se me Ramën kryeministër Shqipëria është në emergjencë kombëtare . 

“Protesta e studentëve evidentoi regjimin injorant që qeveris sot. Kryeministri frikshmërisht injorant dhe i paditur sfidohet nga një brez i ri. Fatet e Shqipërisë janë më të rëndësishme se fatet politike. Shqipëria është në emergjencë kombëtare. Jemi në emergjencë politike, ekonomike dhe shoqërore. Kemi emigracionin më të madh. Shqiptarët e shikojnë të ardhmen vetëm jashtë vendit. Kemi emigracionin më të madh për të miturit nga 7-14 vjeç në Evropë”,  tha Vasili në rubrikën ‘Opinion’ në News24. 

Ndërsa pyetjes se kur do protestojë opozita ne shesh ndaj kësaj qeverie, deputeti i LSI u shpreh se ajo mund të shpërthejë nga çasti në çast.

“Protesta e opozitës ka të bëjë me atë që quhet protesta e madhe në shesh dhe nuk ka munguar. Ajo mund të shpërthejë nga çasti në çast, por është krijuar një raport për t’u lënë hapësirë studentëve. Opozita proteston çdo ditë, pasi është në mbështetje të qytetarëve. Banorët e Astirit kanë mbështetjen tonë. Do ketë edhe një kulm që do vijë e natyrshme, pasi kjo qeveri e shurdhër do përballet me një reagim të rreptë dhe të ashpër. Ka një sinkron me PD për sfidat. PD-LSI është në front të sinkronizuar për të mbrojtur çështjet parimore”, tha ai. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *