Policia italiane ka ekzekutuar 16 urdhër-arreste ndaj një grupimi kriminal të trafikut të drogës në Salento. Autoritetet hetimore theksuan se të arrestuarit janë të gjitha pjesë e një grupi kriminal që kishte marrë kontrollin e një pjese të trafikut dhe drogës, në qendren e Leçes.
Shumica e të arrestuarve janë shtetas italianë, ndërsa pjesë e grupit janë edhe shqiptarët Krenar Skendaj, 46-vjeç, Soni Hajdari, 24 vjeç dhe Eltion Isufaj, 30 vjeç,
Hetimet për grupin zgjatën për më shumë se 1 vit, të mbështetura edhe nga deklaratat e disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë, duke u mundësuar hetuesve për të faktuar trafikun e sasive të mëdha të drogës, si kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë.