Reshjet e borës mbrëmjen e kaluar kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, duke shënuar edhe dëborën e parë për këtë vit në kryeqytet. Por sakaq janë shkaktuar edhe problemet e para në qarkullim.
Bora ka mbuluar mëngjesin e sotëm qytetin e Gjirokastrës, ku lartësia e borës ka shkuar në rreth 15 cm.
Qarkullimi i automjeteve në qytet është pothuajse i bllokuar. Situata paraqitet e vështirë në të gjithë qarkun, sidomos në zonat malore ku gjendja paraqitej e vështirë edhe ditët e kaluara.