Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Përse Banka e Shqipërisë ka shkelur rregulloren për liçensimin e Abi Bank?”

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ringritur  pyetjen, “Përse Banka e Shqipërisë ka shkelur rregulloren për liçensimin e Abi Bank?”

Vasli shprehet se Banka e Shqipërisë ka me ligj detyrën shumë të rëndësishme të licensimit të bankave duke verifikuar deri në një integritetin e tyre dhe duke u dhënë qytetareve depozitues garancitë maksimale për seriozitetin e bankave.

Reagimi:

Perse Banka e Shqiperise shkeli rregulloren per lincesimin e ABI Bank ???

Banka e Shqiperise ka me ligj detyren shume te rendesishme te licensimit te bankave duke verifikuar deri ne nje integritetin e tyre dhe duke u dhene qytetareve depozitues garancite maksimale per seriozitetin e bankave dhe per pasoje siguri maksimale edhe te depozitave te tyre.

Gjithshtu verifikimet e Bankes se Shqiperise per licensimin e Bankave garantojne edhe transparencen e veprimtarise se tyre,burimeve te te ardhurave dhe eliminimin e rrezikut te transaksioneve te dyshimta dhe pastrimit eventual te parave.

Rregullorja e Bankes se Shqiperise per licensimin e bankave kerkon qarte:

” d. vlerëson transparencën e strukturës së kapitalit aksioner të bankës duke analizuar faktet e mëposhtme:

I. strukturën e grupit të shoqërive në të cilën askioneri/ët themelues i propozuar është ose mund të jetë pjesë,
II. marrëdhëniet e tij me shoqëritë që ka nën kontroll;

e. vlerëson burimin e krijimit të kapitalit dhe strukturën e tij; ”

Keto verifikime te detyrueshme dhe jetike jane te pamundura te kryheshin ne rastin e ABI Bank ku kompanite jane regjistruara ne nje parajse siç jane ishujt Cayman sepse siç dihet boterisht Parajsat fiskale :

1. Lejojnë regjistrimin e kompanive nga jo rezidentë — kompani “offshore”;

2.Ofrojnë sekret bankar, duke mos kërkuar raportim të transaksioneve financiare që bëhen nga territori i tyre;

3.Nuk japin apo shkëmbejnë informacione financiare me vende të tjera.

4.Lejojnë kompani guaskë (“shell”), kompani që nuk zhvillojnë aktivitet në vend, por vetëm regjistrojnë transaksione në letër;

5.Lejojnë mbajtjen sekret të strukturës organizative të enteve ligjore: shoqërive tregtare, fondeve, fondacioneve, etj., si dhe anonimatin e pronësisë dhe të drejtave në këto ente.

Natyrshem lindin disa pyetje teper te rendesishme qe kerkojne pergjigje:

1.Perse Banka e Shqiperise shkeli rregulloren e licensimit te aprovuar nga Keshilli i saj Mbikqyres duke lincesuar nje banke pa informacionet e domosdoshme qe kerkon ligji ???
2.Ç’arsye madhore imponuan nje shkelje te tille te rende ???
3.A ka pasur presione Banka e Shqiperise per te kryer nje lincesim kunder rregullave dhe nese po,nga kush ???
4.A eshte ne gjendje Banka e Shqiperise te jape siguri per depozitat e klienteve te bankes ne mungese te informacioneve ???
5.A eshte e ndergjegjshme Banka e Shqiperise qe cdo devijim i saj nga zbatimi i rregullores se lincesimit te bankave krijon rreziqe te sigurise kombetare,eshte veprimtari hapur kunder ligjit dhe eshte e denueshme rende penalisht ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *