Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë shkaktuar probleme edhe ne Rrugën e Kombit. Ajo është bllokuar për disa orë, ndërsa raportohet se janë shënuar edhe dy aksidente, por fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.
Bllokimi i arteries rrugore më të rëndësishme të vendit është shoqëruar edhe me radhë kilometrike mjetesh, të cilat mbetën të bllokuara.
Gjatë natës priten reshje të tjera dëbore, ndërsa në terren po punojnë tre mjete borëpastruese për të normalizuar situatën e vështirë, e cila është krijuar për shkak të ngricave në rrugë.