Vendosni fjalën kyçe....

“Gjaku po më rridhte në faqe”, politikani gjerman flet për sulmin (FOTO)


Politikani gjerman Frank Magnitz, i cili luftoi për jetën në spital, pas një sulmi me shkopinj, tashmë është në gjendje më të mirë dhe ka dalë nga spitali. Sulmi ndaj kreut të partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Bremen, ka mbetur ende enigmë.

Policia dyshon se sulmi është “me motive politike”, por vetëm kaq. Tre autorët nuk janë identifikuar. Magnitz ka folur për “RT“-në mbi sulmin dhe gjendjen e tij shëndetësore dhe psikologjike.

Magnitz  tha se ai kurrë nuk i ka parë sulmuesit e tij, të cilët i erdhën nga prapa pas largimit të një pritjeje të Vitit të Ri, pranë Goetheplatz-it të Bremenit.

“Unë u lashë pa ndjenja”, tha Magnitz.

“Kur erdha në vete, kuptova se isha shtrirë në rrugë… Gjaku po më rridhte në fytyrë.

Një nga punëtorët thoshte se tre individë kishin ecur pas meje për pak kohë. Ai tha se atatë tërhiqnin vëmendjen, sepse kishin veshur kapuçë që mbulonin fytyrat e tyre. Unë nuk i kam parë ata”, shtoi politikani.

Policia tani po kërkon për treshen e përfshirë në sulm. Pas shqyrtimit të pamjeve të “CCTV”-së nga vendi i ngjarjes, hetuesit besojnë se Magnitz u godit nga prapa vetëm një anëtar i bandës, që e kishte ndjekur ndërsa ai po ecte drejt makinës së tij.

Magnitz u lirua nga spitali të mërkurën pasi u mjekua për një “plagë të thellë kockore” në ballë dhe lëndimet në gjurin e tij të majtë. Në një intervistë me RT, nuk përjashton as mundësinë që sulmi kundër tij të ishte një përpjekje e dështuar për grabitje. Autoritetet po e hetojnë ende incidentin si një sulm politikisht të motivuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *