Studentët vijojnë protestat e tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave themelore të tyre. Edhe pse ditët e fundit nuk ka pasur një numër të madh studentësh që protestojnë ata shprehen të vendosur se protestën do ta vazhdojnë.
Mbrëmjen e djeshme ata un mblodhën nëpër fakultete, ku kanë folur rreth vijueshmërisë së protestës, si dhe kanë vendosur të ridimensionojnë këtë protestë. Studentët e Juridikur dhe Ekonomikut kanë vendosur të ngujohen në ambientet e universiteteve. Por jo gjithçka shkoi siç ata e menduan.
Policia dhe rojet private kanë tentuar mbrëmjen e dhjeshme të nxjerrin me forcë studentët nga Fakulteti i Drejtësisë. Kjo shihet edhe në videon e mëposhtme.
Video marrë nga Faxweb: