Për përplasjen mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama për Gent Cakajn, gazeta “Koha Jonë” ka publikuar një shkrim. Gazetari Nikoll Lesi shkruan se konflikti Presidencë-Kryeministri do të ketë fund të tmerrshëm.
Lesi thekson më tej se pas veprimit presidencial, që nuk u dekretua Gent Cakaj, Rama reagoi në mënyrë shumë fyese e denigruese ndaj Metës. Sipas tij kjo ndodhi pasi Rama tashmë është i marrosur dhe filloi sulmin ndaj presidentit.
“Ilir Meta nuk e firmosi. Edi Rama u marros krejt dhe filloi sulmin. Sulmi ka filluar si një taborr turk ndaj kështjellës së kryetarit të shtetit shqiptar, i cili me Kushtetutë përfaqëson unitetin e popullit dhe natyrisht të kombit. Tashmë ka reaguar dhe kreu i shtetit, duke mos duruar kryeministrin që po hedh shigjeta dhe po kacavaret drejt bedenave të Kështjellës së Metës. Edi Rama tha mbrëmë vonë të Arian Çani se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën , por nuk kam ç’ti bëj se nuk kam 93 vota për ta shkarkuar.
Edi Rama ofroi Luftë! Lufta fillohet si Hitleri dhe Musolini, por dihet fati i të dyve. Ndërkohë Ilir Meta që ndonëse është kryetar shteti, prapë vjen nga Skrapari dhe mbetet luftetar në gen. Nuk ia përton luftës Ilir Meta.”, shprehet Lesi.
Ai thekon në shkrim se Presidenti mbetet në detyrë deri në vitin 2022, ndërsa kryeministri ka marrë udhën për t’u larguar.
“Pra LUFTA mes Edi Ramës dhe Ilir Metës sapo ka filluar. Kryeministri me qeveri, polici, SHISH, prokurori dhe oligarkët ka rrethuar presidencën. Nga ana e kështjellës presidenciale duket se është e gatshme për LUFTË. Si dikur me kova zifti mbi kokat e turqve që vareshin në hekurat e kështjellës, do të jetë përplasja mes Metës dhe Ramës.
Nga kjo Luftë njëri ikën. Presidenti mbetet deri në vitin 2022. Ndërsa kryeministri ka marrë udhën…!”, përfundon shkrimi i Lesit.