Nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në një godinë në qendër të Parisit u plagosën rëndë 12 persona. Makina u shkatërruan dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan nga shpërthimi në Rue de Trévise në Arrondissemente.
Policia dyshon se shpërthmi u shkaktua nga një rrjedhje gazi që ndodhi në furrën që ndodhej në këtë godinë rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Duke vizituar vendngjarjen, Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se situata tani është nën kontroll.
Burimi: BBC