Vendosni fjalën kyçe....

65-vjeçari gjendet i pajetë në Korçë, dyshimet e para për shkakun e vdekjes


 

Një person është gjetur pa jetë  në vendin e njohur si Manastiri i Çifligut në Korçë. Viktima është identifikuar si 65 –vjeçari, Vasil Mati ndërsa trupi i tij është gjetur nga një banor i zonës.

Dyshohet që shkaku i vdekjes të jetë ataku kardiak i shkaktuar nga i ftohti.  Mësohet se bashkëshortja e tij ishte nisur për ta kërkuar pasi nuk i përgjigjej në telefon. Trupi është transportuar menjëherë në morg, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhunë.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë në Korçë që mbetet viktimë e të ftohtit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *