Vendosni fjalën kyçe....

Italia hap debatin për legalizimin e kanabisit


Në Itali është hapur një debat për legalizimin e kanabisit. Debati ka përfshirë kryesisht partitë e koalicionit qeverisës.

Në Parlamentit italian, përfaqësues të “Lëvizjes 5 Yjet” kanë depozituar një draft-propozim në të cilin janë përcaktuar edhe parashikimet ligjore.

Sipas propozimit, në një banesë mund të kultivohen vetëm tre bimë kanabisi, dhe mbajta e 15 gram kanabis i thatë në shtëpi dhe 5 gramë në rrugë.

Ka edhe një draft të dytë ku autorizohet kultivimi i 4 bimëve kanabis në banesë, një prej të cilave të jetë me qëllim terapeutik, ndërsa 3 të tjerat rekreative, transmeton KP.
Kundër kësaj ideje ka dalë ministri i Brendshëm, Mateo Salvini.

“Propozimi për legalizimin e kanabisit nuk do të kaloj kurrë në parlamentin italian, pasi nuk është në kontrantën qeverisëse që kemi nënshkruar me 5 Yjet”, ka deklaruar ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *