Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq në vend, në cilat akse duhet të kemi kujdes


Prej një jave tashmë, vendi është përfshirë nga një mot I ftohtë dhe me reshje shiu e bore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit.

SITUATA
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

– Qafë Mali-Fierzë
– Ura e Cerenecit-Steblevë
– Qafë Bualli-Krastë
– Trebisht-Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir:
– Kuben-Vasije
– Peshkopi-Qafë Draje
– Peshkopi-Ushtelencë
– Domaj-Draj Rec
– Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir. 
– Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj) 
– Rruga Lunik –Steblevë
– Krujë-Sarisalltik

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. 
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *