Vendosni fjalën kyçe....

Izolohen nga bora 14 familje në Dibër, një 50-vjeçar në gjendje të rëndë, familjarët apel për ndihmë


Plot 14 familje kanë mbetur të izoluara nga dëbora në Zall Dardhë të Dibrës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë pushuar, gjendja në zonat e thella vijon të mbetet problematike, kryesisht në zonat e veriut.

Një 50-vjeçar në fshatin Zall Dardhë ka nevojë për ndihmë mjekësore. Sipas familjarëve, Islam Hoxha ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkojnë ndërhyrje nga ajri për të dërguar 50-vjeçarin në spital.

Vetëm ditën e djeshme, në  fshatin Shumbat të Dibrës katër persona kanë paraqitur probleme të rënda shëndetësore, dhe të afërmit e tyre kërkuan ndihmë nga ajri, pasi zona e tyre është e bllokuar nga reshjet e dendura të borës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *