Vendosni fjalën kyçe....

Policët privatë i kyçin brenda, studentët e ngujuar të mbuluar me batanije ia marrin këngës (VIDEO)


Edhe pas deklaratës që bënë publike për mediat, studentët vijojnë të qëndrojnë të ngujuar nëpër fakultete.

Ata qëndrojnë të mbuluar me batanije për shkak të mungesës së ngrohjes nëpër klasa.

Disa video janë publikuar nga fakulteti Ekonomik, ku studentët dëgjohen duke recituar e kënduar sëbashku.

“Këtu ka vetëm pazare, nuk ka më qëllime, tradhëtarë në sytë e njerëzve, tradhëtarë përpara Zotit, kërkoni çfarë të mbillni”, dëgjohen studentët duke i kënduar qeverisë.

Në një video tjetër shihet sesi policët privatë kanë kyçur derën tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në fakultete të tjera, ku studentët janë kyçur brenda dhe nuk lejohen as të hyjnë e as të dalin. Në fakultetin e Juridikut, këtë mëngjes studentët janë futur brenda përmes dritareve.

Të tjera video kanë qarkulluar ku studentët i kanë kënduar me iso kryeministrit Edi Rama (Lexo këtu).

Studentët deklaruan sot se kishin një vendim për të marrë në orën 18:00, lidhur me bojkotin dhe me mënyrën se si do të procedohet në vazhdim.

Nga fakulteti juridik, studentët kanë paralajmëruar se të hënën do të ketë një ngujim masiv


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *