Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës së Re në ditën e 71-të të qëndresës: S’ndalemi deri në anulimin e projektit


Banorët e unazës së re po zhvillojnë protestën e tyre në ditën e 71-të të qëndresës.

Qindra prej tyre kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin. Ata kërkojnë anulimin e projektit të zgjerimir të rrugës, që prek banesat dhe bizneset e tyre.

Banorët thonë që afera e unazës së re duhet anuluar krejtësisht dhe se nuk kanë ndërmend të ndalen deri në fitimin e kauzë së tyre.

Protestuesit i bëjnë thirrje kryeprokurores Marku që të hetojë aferën dhe të çojë para drejtësisë ish-ministrin e Transporteve, Gjiknuri dhe drejtorin e ARRSH-së, Qendro.

Në mbështetje të banorëve kanë vajtur edhe deputetët e opozitës. Deputeti demokrat, Balliu, në fjalën e tij tha se Rama do mbajë përgjegjësi për çdo gjë që ndodh në vend.

“Sot duhet të përshëndes banorët e Bulevardit të cilët bllokuan rrugën. Çdo qytetari kërkon t’u hyjë në shtëpi për t’i shkatërruar shtëpitë. Forca e qytetarëve do rrëzojë qeverinë e korruptuar. Do të të marrin qytetarët zvarrë dhe të çojnë në dyert e gjykatës për të dhënë shpjegime për krimet që ke bërë.” – tha Balliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *