Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me thikë në zemër kryebashkiaku polak, video nga momenti i tmerrit


Kryebashkiaku i qytetit verior Gdansk të Polonisë është në gjendje kritike pas një sulmi brutal me thikë gjatë një koncerti bamirësie.

Një burrë rendi në skenë dhe goditi me thikë zyrtarin, duke pretenduar se ishte hakmarrje për një padrejtësi që i ishte bërë atij.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi gjatë një ngjarjeje bamirësie vjetore, që grumbullonte para për institucionet e ndryshme mjekësore.

Ndërsa koncerti po afrohej fundit, sulmuesi nxitoi në skenë dhe sulmoi kryebashkiakun Pawwel Adamowicz duke e goditur me thikë disa herë përpara turmës.

Video të postuara në mediat sociale tregojnë momentet pas sulmit tronditës. Gjithçka ndodhi aq shpejt sa shumica e njerëzve as nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte.

Ata shiheshin duke tundur duart dhe telefonat e tyre teksa dëgjonin muzikën në skenë.

Sulmuesi qëndroi në skenë dhe vazhdoi të ecë me duart e ngritura. Ai gjithashtu rrëmbeu mikrofon dhe pretendoi se ai kishte kryer sulmin sepse ai më parë ishte “akuzuar gabimisht” dhe ishte dënuar me burg për këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *