Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Vlorë, Policia: Autorët i venë flakën makinës


Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Vlorë, ku pas një breshëri plumbash mbi makinën tip Audi u plagos 1 person. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Gjergj Araniti’, tek lagjia ‘Pavarësia’ në këtë qytet. Mësohet se një prej të plagosurve është Mikel Mehmeti, 41 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për këtë ngjarje Policia njofton se ka gjetur duke u djegur një automjet që dyshon se i përket autorëve.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:40, në lagjen “Pavarësia” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur nje 41-vjeçar. Ai po merr ndihme mjekesore në spital.

Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur nje automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.

Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve .

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *