Vendosni fjalën kyçe....

“Mbështeti studentët në protestë, pedagoges së Ekonomikut i prishin makinën” (FOTOT)


Pasi e akuzuan si organizatore të protestës së studentëve, pegagoges së fakultetit Ekonomik, Ilirjana Kuçana, i dëmtojnë makinën. Të paktën kështu ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar dhe disa foto të një makine të dëmtuar.

Berisha e ka cilësuar rastin si një akt të dhunës shtetërore dhe dënon rastin.

Ish-kryeministri i bën thirrje qytetarëve që të ngihen në mbështetje të studentëve.

“Nje akt i shemtuar dhune shteterore te organizuar!

Banditet e Rames sulmojne dhe i shqyejne deren e makines te pedagoges se Fakultetit Ekonomik, Iliriana Kuçana, e cila ka denoncuar ne media Ramen per kercenimet dhe presionin me telefon ndaj saj vetem se ajo mbeshtet studentet greviste. Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te Edvinit dhe bandave dhe ju bej thirrje qytetareve te ngrihen ne mbeshtetje te revolucionit demokratik studentor, jetik per te ardhmen tone!”, shkruan Berisha.

Pasi u bë e njohur për shkak të mbështetjes së saj ndaj studentëve në protesta, pedagogia Ilirjana Kuçana u akuzua nga disa media, në veçanti nga gazeta Tema, se qëndronte pas protestës së studentëve e madje u jepte atyre lekë.

Pas lajmeve që qarkulluan, Kuçana, ka paditur penalisht gazetarin Mero Baze, për shpifje. Sipas Kuçanës, në fotot e publikuara ajo po merrte para nga i shoqi, Agron Xhafa, për të blerë një tortë me rastin e ditëlindjes së njërit prej studentëve protestues.

Kuçana tha se nuk lejon askënd që të nëpërkëmbë integritetin e saj, e për këtë i është drejtuar Prokurorisë për Padi penale ndaj gazetarit Baze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *