Vendosni fjalën kyçe....

“E rrahën Daja e Rroshi”, Ahmetaj i përgjigjet Berishës me foto nga palestra


Ish-kryeministri Sali Berisha vetëm një ditë më parë publikoi denoncimin e një qytetari, sipas të cilit ministri i Financave dhe i Ekonomisë Arben Ahmetaj, ishte dhunuar në Kavajë nga Gentian Daja dhe Elvis Rroshi.

Ahmetaj i është përgjigjur Berishës, duke publikuar një foto nga palestra. Sipas ministrit që sot pritet të shkarkohet zyrtarisht nga detyra, fotoja ishte live.

“Dedikuar Saliut, një foto live.

Doktor, faleminderit qe kujdesesh për mua, se dhe unë kujdesem shumë për veten.

Jam shëndoshë e mirë sic e sheh, sherret t’i kam lënë ty si përherë”, shkruan Ahmetaj. 

Në mesazhin e publikuar dje nga Berisha, qytetari thoshte se përplasja mes Ahmetajt, Dajës dhe Roshit, kishte ndodhur në një lokal në qendër të qytetit të Kavajës, ku ishte planifikuar që të mbahej mbledhja e strukturave lokale të partisë socialiste.

“Rrihet keq dhe ndryhet ne qenef mender ministri Ahmetaj!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

pershendetje dr Gent Daja dhe Ervin Rroshi rrahin Arben Ahmetajn ne lokalin poshte selise se PS ku do te mbahej mbledhja e partise e programuar ne oren 18:00. Dyshja Rroshi-Daja i jane kundervene Ahmetajt sapo ka hyre ne lokal duke i gjuajtur me gote dhe degjeneruar me nje fjalor vulgar.

Klientet e lokalit e kan mbajtur ne tualet Ahmetajn deri ne momentin e nderhyrjes se Policise se Shtetit per te qetesuar situaten. Pervec gotave e shisheve te thyera nga konfrontimi tyre,deme ka pesuar edhe Ahmetaj pasi eshte perplasur ne xhamin e lokalit.

Po ashtu sherri ka vazhduar edhe me servilat e Ahmetajt te cilet i jane kundervene kryesisht kreut te PS ne Kavaje Gent Dajes te cilit e kane goditur kete te fundit”, thuhet në shkrimin e publikuar nga ish-kryeministri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *