Policia e Cërrikut ka arrestuar një 41-vjeçar nga fshati Belsh, pasi akuzohet se ka dhunuar kunatën me sende të forta.
Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet i ditur por vetëm inicialet e tij M.D, e ende nuk dihet se cilat janë arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi. Policia e interpreton thjesht si “motive të dobëta”.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:
D., 41vjeç, banues në Belsh. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive të dobëta ka goditur me sende të forta kunatën e tij.
Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar neni 130/a i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.