Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhen edhe 3 muaj hetimet për Saimir Tahirin


Prokuroria e Krimeve të Rënda do shtyjë edhe për 3 muaj hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po hetohet për trafik ndërkombëtar droge.

Krimet e Rënda janë në pritje të dy letërporosive nga Mali i Zi dhe Italia dhe vonesa e përgjigjes e ka detyruar që të shtyjë hetimet me 3 muaj të tjerë.

Sipas prokurorëve të çështjes, Tahiri dyshohet se ka udhëtuar drejt Malit të Zi me perona të cilët janë nën hetim për dosjen e trafikut ndërkomëbëtar të drogës.

Kurse nga Italia, pritet të mbërrijë dëshmia e shtetasit italian, Frederiko Silvestri, i cili dyshohet se i ka shitur një mjet lundrues grupit të “Habilajve”.

Vetëm pas mbërritjes së këtyre përgjigjeve prokuroria do të vendose nëse duhet ta dërgojë dosjen për gjykim.

Përveç letërposorive, prokurorët po plotësojnë dosjen për pasurinë e Tahirit dhe familjarëve të tij. Hetimet do zgjasin deri në datën 17 prill dhe në këtë datë do shihet se çfarë drejtimi do marrë dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *