Vendosni fjalën kyçe....

Tsipras merr votëbesimin në parlament, kreu i opozitës akuza qeverisë


Pas dy ditë debatish të ashpër në parlament, kryeministri grek Alexis Tsipras fitoi një mocion besimi në qeverinë e tij të mërkurën me 151 vota pro dhe 148 kundër.

Tani e gjithë vëmendja është kthyer te votimi mbi marrëveshjen e emrit të Maqedonisë, që pritet të vijë në Parlament në fillim të javës së ardhshme dhe kalimi i të cilit është më pak i sigurt.

Në fjalimin para deputetëve para votimit, Tsipras tha se votëbesimi i qeverisë së tij, ishte votim për “stabilitetin”.

“Kam marrë përsipër rrezikun që të tregoj guximin politik, sepse ajo që kemi para nesh kërkon zgjidhje të qarta”, tha ai.

Nga ana e tij, kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, përsëriti thirrjen e tij për zgjedhje të përgjithshme dhe paralajmëroi se votimi i qeverisë ishte të shtyje zvarrë “karakatinën e shtetit të mbytur në  katër viteve të fundit”.

Ai gjithashtu tha se “do të shtronte rrugën për njohjen e së ashtuquajturës etni dhe gjuhë maqedonase, siç thuhet në marrëveshjen e Prespes “.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *