Vendosni fjalën kyçe....

‘Moza je lapidar, emrat e të rënëve gdhenden te ty’, ‘komplimentat’ e Ahmetajt për stafin (VIDEO)


Arben Ahmetaj nuk mban më postin e ministrit të Ekonomisë dhe pak miuta më parë ka uruar Anila Denajn për detyrën e re. Ai ka falenderuar edhe stafin me të cilin ka bashkëpunuar dhe nuk i ka kursyer ‘komplimentet’ ndaj tyre. Madje një prej stafit të tij e ka quajtur lapidar pasi emrat e të rënëve gëdhenden te ajo.

Siç duket ajo që Ahmetaj e quan Moza është prej kohësh pjesë e ministrisë. Duhet të themi se Ahmetaj teksa flet për Mozën edhe qesh. 

” Kjo është një mazhorancë dhe një qeveri dhe punët vazhdojnë. Anila punonte dikur tjetër por për këtë administratë. Unë do të shkojë të punoj te komisioni i Ekonomisë dhe jam pjesë e kësaj qeverie. Kam pasur për nder që kam punuar me ju. Gela, Erjoni, Vini, Xhoana,. Ti Moza patjetër po ti Moza je lapidar, emrat e të rënëve gëdhenden te ty. Shumë faleminderit, ashtu siç kemi punuar bashkë në tre vite me sfida shumë të vështira dhe ja kemi dalë për qytetarët për vendin dhe mazhorancën. Unë e falenderoj Ramën për besimin në këto vite. I uroj Anilës shumë sukese.”, u shpreh Ahmetaj. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *