Vendosni fjalën kyçe....

Selena Gomez gjen gjithë mbështetjen tek Taylor Swift


Pas një rehabilitimi Selena Gomez i është rikthyer jetës së saj normale. Këngëtarja kaloi një fazë depresioni por tani e ka marrë veten. 

Tashmë ajo ka edhe mbështetjen e shumë mikeshave të saj.  Sipas disa burimeve të “E! News”, Selena dhe Taylor kanë qenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës pas rehabilitimit.

“Taylor ka shfaqur gjithë suportin dhe dashurinë ndaj Selenës”, – ka thënë ky burim. Pavarësisht se Selena ka rreth vetes të gjitha familjarët dhe miqtë, duket se Taylor e konsideron si njeriun e saj më të afërt dhe i beson çdo gjë.

I njëjti burim ka zbuluar për “E! News” se ato të dyja kanë orare të kundërta dhe jetojnë në qytete të ndryshme, megjithatë gjejnë gjithmonë kohë për njëra-tjetrën. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *